Kelly Clarkson, e emocionuar për bashkëpunimin me Ariana Grande
Me Ariana Granden në “The Voice”. Këngëtarja 39-vjeçare është pyetur nga prezantuesi, nëse ajo dhe Ariana, 28 vjeçe, kishin një marëdhënie të mirë.
“E dua. Ka humor të hollë dhe është mendjemprehtë”, tha Kelly. Fituesja e “American Idol” ka rrëfyer se një ditë kur ata ishin kthyer nga xhirimet para një publiku të drejtpërdrejtë, turma u tërbua kur Ariana doli.

Jimmy pyeti nëse kur shëtit e dëgjon muzikën e saj me zë të lartë dhe nga përgjigjja e Clarkson zbuloi se ajo këndon dhe kërcen këngët e Ariana-s.
Jimmy përgëzoi Kelly për tri çmimet “Emmy” për emisionin e saj, për të cilin ajo tregoi se po xhironte dy javë premierë fillimisht në Nju Jork dhe më pas në Los Anxheles.
“Po përpiqemi të arrijmë atë që është normale”, ka thënë Kelly. “Tërë emisioni ka të bëjë me lidhjet. Kjo është ironia, sepse në mes të sezonit tonë të parë u pushtuam nga COVID-19 dhe të gjithë u izoluan”.
Kelly, e cila po kalon një periudhë divorci tha gjithashtu se ishte e lumtur që vazhdoi me emisionin, pasi “të ndihmosh të tjetrët të ndihmon t’i kalosh më lehtë problemet e tua”. Sezoni 21-të i “The Voice” do të shfaqet premierë më 20 Shtator në NBC me Kelly, Blake dhe Ariana Grande si anëtarë të jurisë, së bashku me John Legend.























