10:39 / 26.08.2021
PD zgjedh drejtuesit e rinj
Këshilli kombëtar i Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e hënë në oren 18.00 për të zgjedhur organet e reja të kësaj partie.
Në rend të ditës të kësaj mbledhje:
-Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
-Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
-Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD, si dhe Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar./tvklan.al























