Vajza 3-vjeçare e Kylie Jenner merr dhuratë një autobuz gjigant
BKT
Magazina

Vajza 3-vjeçare e Kylie Jenner merr dhuratë një autobuz gjigant

3 vjeçarja Stormi, vajza e Kylie Jenner dhe Travis Scott mori dhuratë një autobuz gjigant në ngjyrë të verdhë.

Ky ishte fiksimi i vogëlushes dhe babi nuk ngurroi ta surprizonte duke ia dërguar një të tillë në oborrin e tyre të shtëpisë.

“Kohët e fundit Stormi flet vetëm për autobuza të verdhë shkolle.”, u shpreh Kylie.

Nga fotot e publikuara në rrjete sociale duket që Stormi po e shijon të gjithë autobuzin vetëm për vete.

Kjo nuk është hera e parë që Stormi merr dhurata të kushtueshme, pasi vogëlushja ka një koleksion të plotë çantash luksoze Hermes.

 

 


MË SHUME NGA Magazina