Gjermani, policia po heton sulmin e leopardit ndaj një modeleje
BKT
Magazina

Gjermani, policia po heton sulmin e leopardit ndaj një modeleje

Policia në Gjermani po heton sulmin e leopardit ndaj një modeleje e cila pësoi lëndime të rënda gjatë një fotosesioni.

Policia në Gjermani po heton sulmin e leopardit ndaj një modeleje e cila pësoi lëndime të rënda gjatë një fotosesioni.

Hetimet janë përqendruar tek pronarja 48-vjeçare e leopardit të përfshirë në sulm, një nga dy leopardët që ajo mban së bashku me kafshët e tjera në një kompleks në qytetin Nebra në Gjermaninë lindore, njoftoi sot agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Modelja 36-vjeçare pësoi plagë në kokë gjatë sulmit të së martës dhe u dërgua me helikopter në një klinikë të specializuar.

Pronarja e kafshës është duke u hetuar nën dyshimet për lëndime trupore nga pakujdesia, sipas DPA.

Një zyrtar i shëndetit publik vizitoi kompleksin të mërkurën për të kontrolluar nëse kafshët ishin mbajtur në mënyrë adekuate dhe nëse objekti plotësonte standardet rregullatore.

Pronarja e kafshëve ka në pronësi leopardët që nga viti 2019 dhe ka punuar për 20 vjet si trajnere e kafshëve për cirqet dhe parqet argëtuese.

Emri i saj dhe i viktimës nuk u publikuan në përputhje me rregullat gjermane të privatësisë.


MË SHUME NGA Magazina