Kristen Stewart në rolin e Lady Dianës!
Me 5 Nëntor shfaqet filmi për fundjavën fatale të princeshës
Një film për jetën dashurore të Princeshë Dianës, do të jetë prodhimi më i ri nga Pablo Larrain, i cili do të shfaqet në kinema në 5 Nëntor. Kristen Stewart do të luajë Princeshën e Popullit në filmin e vjeshtë së Pablo Larraín Spencer.
Ndërkohë që u zbulua dhe posteri i parë i filmit nga Stewart’s Spencer dhe të gjithë mendojë se ai është intrigues. Ndërsa fytyra e Dianës është e mbuluar në skajin e fustanit të saj të mrekullueshëm, fuqia në këtë poster qëndron në atë që ne nuk shohim.
Biografia fokusohet në një fundjavë fatale të jetës së Dianës. Siç përshkruhet nga Neon Pictures, “Martesa e Princeshës Diana dhe Princit Charles ishte bërë prej kohësh e ftohtë.
Megjithëse thashethemet për aferat dhe një divorc ishin të shumta. Atë vit gjërat do të ishin thellësisht ndryshe. Ky poster mund të errësojë fytyrën e Stewart, por bota tashmë e ka parë vështrimin e saj Princeshës Diana në disa fotografi të prodhimit.
Kasti i aktorëve do të jetë i shkëlqyer, përfshirë yjet si Jack Farthing në rolin e Princit Charles, si dhe Sally Hawkins, Timothy Spall dhe Sean Harris si personazhe të pazbuluar.
Drejtuar nga Larraín, skenari është shkruar nga krijuesi i Peaky Blinders, Steven Knight. Premiera e filmit do të paraqitet në Festivalin e Filmit në Venecia muajin e ardhshëm, para se të dalë në kinema në 5 Nëntor.























