Manchester City e dëshiron Ronaldon pa shpenzuar para
Sulmuesi anësorë Raheem Sterling mund të shitet për të liruar vend për yllin portugez.
Kampioni i Premier Ligës angleze Manchester City dëshiron me çdo kusht të nënshkruajë me Cristiano Ronaldon, por vetëm mund ta transferojnë me parametra zero, raporton “Corriere dello Sport”.
E ardhmja e yllit portugez tek Juventusi ka qenë pjesë e spekulimeve të shumta javëve të fundit, ku edhe agjenti i tij thuhet se është duke shikuar rreth mundësisë për ta gjetur klubin e radhës për Ronaldon.
Pasi nuk arritën që të sigurojnë shërbimet e Harry Kane, City po shpreson që ta transferojë Ronaldon, por e kanë informuar agjentin Jorge Mendes që nuk dëshirojnë të paguajnë para për të.
Në anën tjetër, Cityt do t’i duhet që të shes një lojtar për t’i bërë vendin Ronaldos, dhe ylli anglez Raheem Sterling është emri i vetëm në listë që mund të sakrifikohet.























