Doja Cat do të prezantojë “MTV VMA 2021”
BKT
Magazina

Doja Cat do të prezantojë “MTV VMA 2021”

Pushteti në industrinë e muzikës duket se po forcohet dita-ditës për Doja Cat. Reperja dhe këngëtarja do të prezantojë eventin madhështor të “VMA 2021” që do të transmetohet drejtpërdrejt nga Barclays Center në Brukln, Nju Jork më 12 Shtator.

Përveçse do të prezantojë, ajo është nominuar për pesë çmime, përfshirë “Artistja e Vitit” dhe “Videoja e Vitit” për bashkëpunimin me SZA, “Kiss Me More”. Gjithashtu, ajo do të jetë një nga yjet që do të performojë gjatë spektaklit. Kjo është hera e dytë për Doja në “VMA”, por e para si prezantuese e eventit të çmimeve.

Ylli i muzikës ishte tejet e entuziazmuar ndërsa ndau lajmin me fansat e saj në rrjetet sociale, të cilin e shoqëroi me një foto ku dukej sikur fluturonte në ajër.


MË SHUME NGA Magazina