09:30 / 29.08.2021
Sulmoi kondukterin e autobusit pasi i kërkoi ta vendos maskën, arrestohet
Një person është arrestuar mbrëmë në Prishtinë, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.
Viktima ka deklaruar se deri sa ka qenë duke punuar si kondukter në autobus, nga i dyshuari kishte kërkuar që për të hyrë në autobus duhet të vendos maskën, ndërsa i dyshuari e kishte sulmuar duke e goditur me grushte dhe shkelma.
Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 24 orë.























