10:00 / 29.08.2021
Dy avionë me 182 afganë mbërritën në Shqipëri
Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionëve afganë mes të cilëve edhe fëmijë.
Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.
Ata u pritën nga zëvendësministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino.
Ndërsa pak më parë mbërriti avioni i pestë nga Afganistani brenda 72 orëhëve me 28 persona në bord, të cilët u vendosen në Tiranë, raportoi korrepsondenti i RTK-së, Knid Denion Ndrenika.
182 personat e mbërritur sot çojnë në 457 numrin e qytetarëve afganë të ardhur në Shqipëri brenda 72 orëve.























