13:19 / 29.08.2021
Gjendja e rëndë me COVID, Kurti thërret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë
Kryeministri Kurti anulon vizitën zyrtare në Austri, do të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarëve me COVID 19, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.
Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës. Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti.























