19:14 / 29.08.2021
Depay ia siguron tri pikë Barcelonës ndaj Getafes
Me rezultat prej 2-1 Barcelona e ka mposhtur Getafen për t’i siguruar tri pikë të reja në kuadër të xhiros së tretë të La Ligas.
Ndeshja u zhvillua të dielën në stadiumin “Camp Nou”.
Barcelona kaloi në epërsi pas dy minutave lojë me golin e Sergi Robertos, por shifrat i barazoi në minutën e 19’ Ramirez.
Për të shkuar në pushim më të qetë, Pephis Depay e ktheu epërsinë e Barcelonës pas gjysmë ore lojë.
Në pjesën e dytë nuk u shënuar asnjë gol dhe kështu Barcelona i siguroi tri pikë të plota.























