14:24 / 30.08.2021
PS mbledh të enjten Asamblenë Kombëtar
Zbardhen detaje nga mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Në shkresën e sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkohet mbledhje e Asamblesë, e cila do të mbahet më 2 shtator.
Në axhendë përcaktohet i gjithë rendi i ditës.
Mes të tjerash, një vend me rëndësi në këtë Asamble do të ketë edhe fjala e kryeministrit Edi Rama, njëherësh kreu i socialistëve. Po ashtu mësohet se në Asamble do të zgjidhet Kryesia e re, drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariati ekzekutiv i partisë./bw























