Prej 3 ditësh Parku Kombëtar i Prespës në flakë
BKT
Shqipëri

Prej 3 ditësh Parku Kombëtar i Prespës në flakë

Parku Kombëtar i Prespës prej tre ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve.

Zjarri ka rënë në kufi me shtetin grek ndërkohë që është duke u punuar nga ana e zjarrfikëses se Pustecit dhe forcave vullnetare të kësaj bashkie.

Ndërhyrja është e vështirë pasi zjarri ndodhet në majën e malit “Ostoja”, vendi i quajtur Piramida 10 në kufi me Greqinë. Deri me tani raportohet se situata të jetë problematike megjithatë ende nuk është kërkuar ndërhyrja nga ajri.

Bimësia që po digjet janë shkurre, ndërsa nuk dihet ende sipërfaqja e përfshirë nga zjarri./tch


MË SHUME NGA Shqipëri