09:42 / 31.08.2021
Barcelona tenton ta huazojë Joao Felix
Barcelona po tenton të përforcohet në sulm dhe në orët e vonë të ditës së djeshme i ka bërë një propozim kampionëve të Atletico Madrid. Katalanasit duan huazim të thjeshtë të Joao Felix, portugezit të blerë nga Benfica për 120 milionë euro.
Atletico e ka propozimin në tavolinë dhe sipas RAC1 sot do të vendosë për Felix, i cili ka qenë i pafat me dëmtimet dhe kurrë nuk ka treguar se vlen aq sa u pagua për të.























