10:08 / 31.08.2021
Izolohet vatra e zjarrit në parkun Kombëtar të Prespës
Ndërhyrja nga toka dhe ajri bëri të mundur vënien në kontroll të flakëve, intensiteti i të cilave ra edhe për shkak të temperaturave të ulëta gjatë natës.
Më shumë se 100 forca të shërbimit zjarrfikës të bashkive të juglindjes u angazhuan në terren, ndërsa pala greke bëri të mundur ndërhyrjen nga ajri, duke parandaluar përhapjen e flakëve në pjesën greke të Parkut të Prespës.
Sipas një bilanci paraprak, rezulton e djegur plotësisht një sipërfaqe prej 7 ha pyll dhe dhjetëra ha bimësi e ulët dhe shkurre.
Policia dyshon që zjarrvënia në Parkun Kombëtar të Prespës të jetë e qëllimshme./tvklan.al























