Rama thirrje qytetarëve për tu vaksinuar: Virusi është ende mes nesh
BKT
Shqipëri

Rama thirrje qytetarëve për tu vaksinuar: Virusi është ende mes nesh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë thirrje ndaj qytetarëve për tu vaksinuar sa më parë që jenë sa më të mbrojtur ndaj COVID-19.

Rama me anë të një video të shpërndarë në Facebook, bashkë me një mezash të prof. Najda Çomos, e cila thekson se një pjesë e personave që janë të shtruar në spitalin Infektiv janë persona të pavaksinuar dhe janë në gjendje të rëndë.

Sipas saj qytetarët duhet të vaksinohen për të shpëtuar jetë.

“Mirëmëngjesi dhe duke ju kujtuar Vaksinim, Vaksinim, Vaksinim për të shpëtuar jetë, përmes thirrjes nga Spitali Infektiv të prof. Najada Çomo, ju uroj një ditë të qetë.”, shkruan Rama krah videos së publikuar në Facebook.

“Përkundrazi, virusi është midis nesh dhe ne jemi të ekspozuar karshi virusit COVID-19. Në pjesë e personave akoma nuk janë vaksinuar dhe natyrisht ata persona që nuk janë të vaksinuar në një numër i caktuar rastesh që ndodhen të shtruar në spitale, disa prej të cilëve edhe në gjendje të rënduar. Ndaj thirrja ime është: Vaksinohuni, për të shpëtuar jetën.”, shprehet mjekja.


MË SHUME NGA Shqipëri