Zbulohet traileri dhe data e publikimit të sezonit të tretë të “You”
Është publikuar traileri i sezonit të tretë të “You”.
Penn Badgley rikthehet si vrasës Joe Goldberg në sezonin e tretë të “You” dhe ai do të bashkohet me një personazh të ri që do të jetë: djali i tij.
Trileri i Netflix solli një pjesë dhe konfirmoi episodet e reja që do të kenë premierën të premten, më 15 tetor.

Pamje nga sezoni i tretë i “You” (Foto: YouTube)
Ata zbuluan një përmbledhje të sezonit të tretë me Joe dhe Love (Victoria Pedretti) si të martuar duke rritur djalin e tyre të vogël të quajtur, Henry.
Siç zbulon traileri, Goldberg diskuton për emrin që do t’ia vendosë djalit duke u kthyer në momentet ikonike të sezonit të dytë përpara se të vendoste përfundimisht për emrin e Henry.
“Një djalë nuk ishte ajo që po prisnim”, tha ai. “Unë do të jem njeriu që do të kërkoni, njeriu që do të jesh krenar ta quash baba”.























