Forumi për Europën, Rama niset drejt Sllovenisë
BKT
Shqipëri

Forumi për Europën, Rama niset drejt Sllovenisë

Kryeministri niset një ditë para Asamblesë, shoqërohet nga Xhaçka.

Një ditë para zhvillimit të Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Sllovenisë, për të marrë pjesë në një forum që do të zhvillohet në datat 1 dhe 2 Shtator.

Në fokus të forumit do të jetë e ardhmja e Europës dhe planifikimi për përgjigje ndaj sfidave aktuale, ku vendin kryesor do ta mbajë Covid-19.

Zyrtarisht bëhet me dije se temat që do të diskutohen ditën e parë të Forumit do të përfshijnë rimëkëmbjen pas pandemisë, transformimin e gjelbër dhe dixhital dhe të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së.

Ndërsa në ditën e dytë të takimit, bisedimet do të përqendrohen në rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë dhe rimëkëmbjen e turizmit, forcimin e BE-së. Përveç politikanëve shqiptarë, të pranishëm në këtë forum do të jenë edhe përfaqësues të BE-së, KE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Në këtë forum, kreu i qeverisë do të jetë i shoqëruar nga ministrja e punëve të Jashtme Olta Xhaçka./tvklan.al


MË SHUME NGA Shqipëri