Certifikatë vaksinimi ose test negativ, kushtet për udhëtim drejt Italisë
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka publikuar masat e reja anti-COVID për të udhëtuar drejt Italisë. Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D, në bazë të dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali.
Kështu, duke nisur nga data 31 gusht deri në 25 tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:
Certifikatën e gjelbër Covid-19, që vërteton vaksinimin e plotë ose një certifikate të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit.
Certifikata mund të jetë në formë digjitale ose e printuar.
Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes.
Formularin PLF.
Në rast së mospasjes së dokumenteve të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetë izolimi prej 5 ditësh në Itali.
Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi.
Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen, transmeton euronews.albania.
Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.























