Rey Manaj largohet nga Barcelona
BKT
Sport

Rey Manaj largohet nga Barcelona

Rey Manaj do të largohet nga Barcelona këtë ditë të fundit të merkatos. Ylli i Shqipërisë do kalojë te Spezia në Serie A, me mediet italiane, që e raportojnë marrëveshjen tërësisht të mbyllur.

24-vjeçari kalon fillimisht në huazim një vjeçar te ish-skuadra e Ardian Ismajlit dhe më pas italianët mund ta blejnë për 3 milionë euro verën e ardhshme.

Vetë Manaj është dakord me marrëveshjen e re dhe i liron hapësirë Barcelonës për të kërkuar në këto orë të fundit të merkatos një tjetër qendërsulmues.