107 persona u arrestuan në operacionin kundër narkotrafikut
BKT
Shqipëri

107 persona u arrestuan në operacionin kundër narkotrafikut

Operacioni i koduar “Dobra” është përqendruar te trafiku i marihuanës.

Autoritetet kanë arrestuar 107 persona dhe zbuluan 51 ferma të mbjella me kanabis në Spanjë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu në konferencë për median me kolegët spanjollë tha se goditja kundër narkotrafikut dhe krimit të organizuar është domethënëse.

Tre hetues dhe pjesëtarë të policisë së Shqipërisë u vendosën në Madrid të Spanjës për tërë periudhën hetimore 1-vjeçare, raportoi korrespondenti i RTK-së Knid Denion Ndrenika.

Për thuajse 1 vit zhvillim, në operacion u kontrolluan 51 mjedise të ndryshëm, duke përfshirë 23 të njohura si “shtëpitë e barit” dhe u asgjësuan rreth 25.000 bimë narkotike kanabis.

Po ashtu u sekuestruan 938 kilogramë boçe kanabisi, një detonator, dy armë zjarri, tri mjete luksoze, një bllokues valësh, 68.760 euro etj.

Droga kanabis pasi dyshohej se menaxhohej nga ky grup, shpërndahej në tregun europian.

Thuajse 400 efektivë policie morën pjesë në operacion që nga 13 korriku duke ushtruar kontrolle dhe bastisje njëherazi në 42 zona të Spanjës, si Terragonë, Barcelona, Girona dhe Castellón.


MË SHUME NGA Shqipëri