12:37 / 01.09.2021
Shqipëri, Kuvendi i ri mblidhet në 10 shtator me dekretin presidencial
Presidenti Ilir Meta dekretoi njoftoi përpara pak minutash se ka dekretuar mbledhjen e parë konstitutive të Kuvendit të ri.
Dekreti thotë se të 140 deputetët duhet të jenë në slalë në datën 10 shtator në orën 10:00 për seancën e parë.
“Ditën e premte, në datë 10 shtator 2021, ora 10:00, thirret për t`u mbajtur mbledhja e parë e Legjislaturës së X-të të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”-thuhet në dekret.
Dekreti hyn në fuqi menjëherë, raportoi korrespondenti i RTK-së Knid Denion Ndrenika.
Partia Socialiste fitoi në 25 prill zgjedhjet e përgjithshme, përkatësisht mandatin e tretë me radhë që nga viti 2013.























