Spiropali pret zv.kryetarin e Komunës së Preshevës
Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, priti sot në një takim kreun e Partisë Demokratike Shqiptare në Kosovë, z.Ragmi Mustafa, njëherësh zv.kryetar i komunës së Preshevës.
“Si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i garantova Mustafës se mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe lartësimi i identitetit kombëtar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është dhe do të jetë përparësi e qeverisë shqiptare, Kuvendit të Shqipërisë, dhe kujdes i posaçëm i kryeministrit Rama”, theksoi Spiropali.
Nga ana e tij, Mustafa theksoi rëndësinë e vijimit me projektin e suksesshëm të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës, duke garantuar në një kohë të afërt mbështetje dhe tekste të tjera falas në gjuhën amë për nxënësit e shkollave në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
“Diskutuam mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Serbi, por edhe të mbështetjes për avancimin e të drejtave ekonomike dhe zhvillimin e Luginës”, tha ai.
Postimi i plotë:
| Bisedë miqësore dhe angazhuese me z.Ragmi Mustafa, Kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dhe zv.Kryetar i Komunës së Preshevës.
Si ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i garantova z.Mustafa se mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore, si dhe lartësimi i identitetit kombëtar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, është dhe do të jetë përparësi e qeverisë shqiptare, Kuvendit të Shqipërisë, dhe kujdes i posaçëm i kryeministrit Rama.
Z. Mustafa theksoi rëndësinë e vijimit me projektin e suksesshëm të teksteve mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës, duke garantuar në një kohë të afërt mbështetje dhe tekste të tjera falas në gjuhën amë për nxënësit e shkollave në Preshëve, Bujanoc e Medvegjë.
Diskutuam mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Serbi, por edhe të mbështetjes për avancimin e të drejtave ekonomike dhe zhvillimin e Luginës./bw























