22:59 / 01.09.2021
300 afganë largohen nga Qyteti Studenti për n`resortin turistik në Shëngjin
300 afganë janë zhvendosur nga Qyteti Studenti në Tiranë dhe janë vendosur në një resort turistik në Shëngjin.
Sipas informacioneve ata janë vendosur në të njëjtin resort që dy ditë më parë u akomoduan edhe 111 qytetarët e tjerë afganë.
Në total janë 411 afganë të akomoduar në Shëngjin. Ata janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, ndërsa janë nën monitorim të vazhdueshëm të stafeve mjekësore dhe të policisë./ TCh























