Vidhet katedralja "Ringjallja e Krishtit" në Korçë,
Katedralja "Ringjallja e Krishtit" në Korçë është vjedhur gjatë mbrëmjes së djeshme, 1 shtator.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se është vjedhur një sasi e vogël lekësh në arkat e katedrales.
"Më datë 02.09.2021, në mëngjes, jemi njoftuar se në kishën "Ringjallja e Krishtit" në Korçë, është vjedhur një sasi lekësh tek dy arka ku besimtarët hedhin lek, të cilat ndodhen në ambientin e brendshëm të kishës," informon policia.
Nga deklarimet paraprake të marra, dyshohet se dy persona të cilët ishin fshehur gjatë natës në brendësi të kishës, kanë vjedhur një sasi të vogël të hollash dhe më pas janë larguar.
Burimet bëjnë me dije se dyshohet për dy të mitur, ndërkohë që janë duke u bërë procedurat e nevojshme nga policia për identifikimin e kapjen e autorëve.
Kjo nuk është hera e parë që vidhen lek apo sende me vlerë në objektet e kultit në Korçë./oranews























