11:30 / 02.09.2021
Damian Gjiknuri emërohet sekretar i përgjithshëm i PS-së
Damian Gjiknuri do të jetë sekretari i ri i përgjithshëm i Partisë Socialiste, njoftoi kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë së Përgjithshme të PS. Posti më parë mbahej nga Taulant Balla.
Blendi Klosi u emërua sekretar organizativ i PS-së, ndërsa Etien Xhafaj, sekretar digjital i partisë.
Sekretar i Burimeve Njerëzore emërohet Anila Denaj, ndërsa Etilda Gjonaj, sekretare e Gruas në PS.
Romina Kuko sekretare me marrëdhëniet me jashtë e PS-së. Ndërsa Bojkena Basha emërohet sekretare e Rinisë./A2























