Haradinaj i përgjigjet Abdixhikut: Jo 10, por vetëm 5 ditë fushatë
BKT
Lajme

Haradinaj i përgjigjet Abdixhikut: Jo 10, por vetëm 5 ditë fushatë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se ka pranuar një letër nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në lidhje me shkurtimin e fushatës zgjedhore.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se qëndrimi i AAK-së është që fushata elektorale të shkurtohet në 5 ditë e jo në 10 sa ka propozuar kreu i LDK-së.

“Kam pranuar një letër nga kryetari i LDK-së z. Abdixhiku ku ai kërkon shkurtimin e fushatës zgjedhore nga 30 në 10 ditë. Qëndrimi i AAK-së, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë me pandeminë, është që fushata të shkurtohet në vetëm 5 ditë e jo në 10”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.

“Shëndeti i qytetarëve mbi të gjitha!”, është shprehur Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme