Edi Rama shpalli qeverinë e re
BKT
Shqipëri

Edi Rama shpalli qeverinë e re

Kryeministri Edi Rama shpalli emrat e ministrave të qeverisë së re në mandatin e tretë të fituar në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Më parë se ministrat, zoti Rama deklaroi se Lindita Nikolla do të jetë kryetare e Kuvendit që mblidhet në seancë konstituive më 10 shtator me dekret presidencial.

Kryeministri, si kryetar i Partisë Socialiste në Asemblenë Kombëtare kërkoi angazhim më të madh dhe lënie pas krahëve të gjithçkaje që ka penguar plotësimin e detyrave për 8 vjet qeverisje që nga 2013.

 

Ministra të rinj janë: I Drejtësisë, Ulsi Manja, Ekonomi-Financë, Delina Ibrahimi, Bujqësi, Frida Krifca, Mjedis-Turizëm, Mirela Kumbaro dhe zëvendëskryeministër Arben Ahmetaj. Detyrat si ministra do t’i vazhdojnë te Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, Mbrojtja, Niko Peleshi, i Brendshëm, Bledi Çuçi, Infrastrukturë-Energji, Belinda Balluku, Shëndetësi, Ogerta Manastirliu, Arsim-Sport, Evis Kushi, Kulturë, Elva Margariti dhe Pa Portofol për Marrëdhënet me Kuvendin, Elisa Spiropali. Ndërkaq, janë krijuar edhe tri ministri Pa Portofol: për Sipërmarrjen, Edona Bilalli, për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi dhe për Standarded, Milva Ekonomi.

Zoti Rama për më shumë se 60 minuta mbajti fjalën-analizë dhe i quajti “çakej”, “agallarë” dhe “të privilegjuar”, individët që, sipas tij, kanë përfituar apo anashkaluar detyrat, raportoi korrespondenti i RTK-së Knid Denion Ndrenika.

Në zgjedhjen e strukturave partiake, Sekretar i Përgjithshëm u propozua Damian Gjiknuri.

Kryetari Rama kërkoi forcë dhe përkushtim për të fituar edhe mandatin e katërt në 2025.


MË SHUME NGA Shqipëri