Qeveria 3 e Edi Ramës: 12 gra në poste ministrore nga 16 sosh
BKT
Shqipëri

Qeveria 3 e Edi Ramës: 12 gra në poste ministrore nga 16 sosh

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar përbërjen e qeverisë së re në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, por ajo çka bie në sy është se dominojnë ministret gra, ku janë 12 ndërsa veç katër burra, për dallim nga Qeveria e Kosovës në krye me Kurtin që ka 5 gra ndërsa 11 burra në poste ministrore.

Rolin e Zëvendëskryeministrit do ta marrë Arben Ahmetaj. Ministrat për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Mbrojtjen do të jenë Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi. 

Më poshtë lista e plotë:

Kryeministër, Edi Rama

Zv.Kryeministër, Arben Ahmetaj

Niko Peleshi, ministria e Mbrojtjes

Olta Xhaçka minister e jashtëm 

Ulsi Manja, ministër Drejtësie

Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm

Delinda Ibrahimi, minister e Financave

Belinda Balluku, ministre e Instrastrukturës 

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë

Evis Kushi, ministre e Arsimit

Frida Krifca, ministre e Bujqësisë

Mirela Kumbaro, ministre e Turizmit 

Elva Margariti, ministre e Kulturës

Elisa Spiropali, ministre Shteti

Edona Bilali, ministre Shteti

Bora Muzhaqi, ministre Shteti 

Milva Ekonomi, ministre Shteti.


MË SHUME NGA Shqipëri