Chiara Ferragni e Fedez festojnë 3-vjetorin e martesës
BKT
Magazina

Chiara Ferragni e Fedez festojnë 3-vjetorin e martesës

Bashkëshorti e surprizon në mënyrën më të bukur

Blogerja më në zë Chiara Ferragni dhe bashkëshorti i saj Fedez festuan përvjetorin e tretë të martesës dhe na dhuruan disa foto si në përralla. Ishte viti 2018 kur dyshja e famshme italiane i thanë “po” njëri-tjetrit në Noto, Siçili. Në këtë ditë speciale, babai i dy fëmijëve e surprizoi bashkëshorten e tij në mënyrën më të bukur.

Fedez e ftoi blogeren për një darkë romantike në liqenin e Komos ku dhe kishte improvizuar një skenë për t’i kënduar këngën më të re kushtuar asaj. Ka qenë vetë Chiara e cila e ndau këtë moment emocionues në Instagram.

“Sot, për të festuar 3-vjetorin tonë të martesës, ai më mori në një skenë në mes të liqenit të Komos dhe më këndoi këngën e tij të re të shkruar për mua. Të dua Fedez”, shkruan Chiara.

Ata janë prindër të dy fëmijëve, Leo dhe vajzës Vittoria që erdhi në jetë pak muaj më parë.


MË SHUME NGA Magazina