11:14 / 03.09.2021
SPAK e arrestoi për korrupsion, KPK shkarkon prokurorin Sali Hasa
Prokurori i Sarandës, Sali Hasa, u shkarkua nga detyra me vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Gjatë procesit të vetingut, komisionerët i gjetën prokurorit probleme me pasurinë, që e “fundosën”.
Sali Hasa u arrestua pak kohë më parë për korrupsion sepse hetimet e SPAK zbuluan se ai ka pushuar një procedim penal për një kriminal, në këmbim të parave./vp























