Kanye West përballet me akuza për kopjim pas publikimit të albumit të ri
BKT
Magazina

Kanye West përballet me akuza për kopjim pas publikimit të albumit të ri

Kanye West ka publikuar albumin e tij të ri me titull "Donda".

Së fundmi, reperi është përfshirë në një polemikë pasi akuzohet për vjedhjen e logos së albumit. Kanye nxorri në treg disa veshje të zeza për të promovuar muzikën e tij të re, njëra prej të cilave kishte një kryq brenda Yllit të Davidit.

“Një markë me bazë në Miami e quajtur Infinity G8ds, ka akuzuar themeluesin e “Yeezy” për vjedhjen e logos së tyre. Dizajni kryesor i markës përmban një kryq brenda Yllit të Davidit, pothuajse identik me atë të veshjes Donda”, sipas “The Daily Beast”.

Thuhet se para se të publikonte albumin, reperi kishte kontakte të drejtpërdrejta me markën.

Nga ana e markës pretendohet se atij i janë dërguar disa shembuj të punës së saj që t’i shikonte, duke treguar se reperi ishte shumë i vetëdijshëm për logon e tyre.

Ndërkohë Kanye akoma nuk ka reaguar në lidhje me këto akuza.

Albumi përmban një sërë yjesh të ftuar, duke përfshirë Jay-Z, The Weeknd, Travis Scott, Kid Cudi, Lil Yachty, Roddy Ricch, Pusha-T, Playboi Carti, Baby Keem, Westside Gunn, Jay Electronica, Sheek Louch, Jadakiss, Jhe Rooga.


MË SHUME NGA Magazina