Adriana Lima në premierën e filmit të Penelope Cruz
Shfaqet mahnitëse me të dashurin e ri, producent filmash
Modelja 40-vjecare që nuk plaket kurrë. Adriana Lima ka marrë pjesë në premierën e filmit të Penelope Cruz. Modelja është shfaqur mahnitëse në eveniment, teksa ka prezantuar përmes një puthje edhe të dashurin e saj të ri, producent filmash, Andre Lemmers.
Ata bënë një deklaratë teksa shkëmbenin puthje në tapetin e kuq të premierës së filmit të Penelope Cruz, Parallel Mothers. Bëhet fjalë për Adriana Lima dhe të dashurin e saj të ri Andre Lemmers.
Modelja 40-vjeçare u pa duke puthur, me Lemmers ndërsa pozonte në festë dhe shfaqej mahnitëse me një minifustan lëkurë dhe një xhaketë e tëra me të zeza. Teksa kishte vendosur edhe aksesorë, një palë vathë të mëdhenj argjendi dhe byzylykë të përshtatshëm, si dhe një orë.
Ndërkohë, që i dashuri i saj i ri producent filmash, Andre ishte veshur Cazual me një këmishë të bardhë dhe një pulovër të zeze sipër për ta kombinuar dhe një palë pantallona slim fit ngjyrë gri. Çifti tërhoqën vëmendjen e të pranishmëve në eveniment teksa pozonin përpara aparatit fotografik.























