Hoxhaj takohet me eurodeputetin Mandl, kërkon liberalizimin e vizave
BKT
Lajme

Hoxhaj takohet me eurodeputetin Mandl, kërkon liberalizimin e vizave

Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj është takuar me eurodeputetin Luka Mandl, gjatë qëndrimit  të tij në Vienë. Ish-ministri i jashtëm i Kosovës nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë të ditur se me eurodeputetin kanë diskutuar mbi çështjet aktuale dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Ballkani Perëndimor.

“U pajtuam se Bashkimi Evropian duhet të jetë më strategjik në rajon, duke nisur nga zhbllokimi i procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe fillimin e bisedimeve të pranimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.”

Përndyrshe, për zhvillimet në Ballkanin Perëndimorë të enjten Hoxhaj ka njoftuar se ka diskutuar edhe me Miroslav Lajçak, gjatë takimit në Forumin Strategjik të Bledit.


MË SHUME NGA Lajme