09:05 / 06.09.2021
Albumi i Bob Marley gjendet pas gjysmë shekulli
Thuajse gjysmë shekulli. “Bob Marley and the Wailers: The capitol session ’73” u regjistrua në fshehtësi të madhe, më pas u zhduk për dekada të tëra.
Tashmë albumi i një prej legjendave të muzikës reggae u rigjet papritur, u rimasterizua dhe tashmë është gati për publikun. Më 3 Shtator, albumi i Bob Marley, doli në shitje për të gjithë fansat e tij, në të gjitha versionet e mundshme në DVD, CD dhe formatet e tjera dixhitale.

Bob Marley është një nga muzikantët më me ndikim dhe të dëgjuar të të gjitha kohërave. Marley ka shitur më shumë se 20 milionë kopje të CD-ve, duke e bërë kështu atë super-yllin e parë ndërkombëtar që doli nga e ashtuquajtur Bota e Tretë. Ai vdiq në Miami, Florida, më 11 Maj 1981.























