Rita Ora rikthehet në Britani, gati për “The Masked Singer”
BKT
Magazina

Rita Ora rikthehet në Britani, gati për “The Masked Singer”

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora do të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë pas 9 muajve për të filmuar “The Masked Singer”, pasi u largua mes zemërimit të thyerjes së rregullave të Covid.

30-vjecarja u largua nga Britania në Janar dhe që atëherë është transferuar në Los Angeles me partnerin e saj Taika Waititi.

Por, do të rikthehet për xhirime 2- javore në Tetor, pas kritikave që mori duke festuar ditëlindjen e saj në momentin e mbylljes kombëtare si pasojë e pandemisë Covid 19.

Sipas burimeve për “The Sun”, Rita ka qenë e vendosur të rikthehet në show. “Ajo e do këtë show dhe pavarësisht që ka nisur një jetë të re në LA, ajo ishte e vendosur të merrte pjesë. Ajo ka qenë jashtë Britanisë gjatë 2021 dhe nuk do të rikthehet për shumë. Gjithashtu, do të zbatohen rregulla strikte në setin e xhirimit, por gjithsesi ajo shpreson të shohë familjen dhe miqtë e saj. Është shumë e rëndësishmë për të”, shkruan media britanike.  

Ndërkohë Rita do të jetë sërish pjesë e “The Voice of Australia” pasi pjesëmarrja e saj vitin e kaluar rriti numrin e shikueshmërisë.

Sipas “New Idea”, artistes i është ofruar një shumë 1 milion Dollarë për një sezon, që përbën një shifër të mirë, kur nuk mund të fitohen shumë para nga turnetë për shkak të Covid. Panelistët e tjerë përfshijnë Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.


MË SHUME NGA Magazina