Këto janë dy mungesat e Kosovës për ndeshjen me Spanjën
BKT
Sport

Këto janë dy mungesat e Kosovës për ndeshjen me Spanjën

Kosova ka barazuar me Greqinë në ndeshjen e katërt të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’, transmeton Telegrafi.

Kosova  pas fitores 0-1 ndaj Gjeorgjisë ka barazuar me rezultat 1-1 me grekët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Golin e vetëm për Kosovën në këtë takim e ka shënuar Vedat Muriqi në minutën e 92-të.

 Kosova ka humbur edhe dy futbollistë për ndeshjen e radhës.

Besar Halimi dhe Lirim Kastrati janë ndëshkuar me kartonë të verdhë dhe do të mungojnë ndaj Spanjës.

Të dy lojtarët kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen me Spanjën.