Shuma e majme nga e cila hoqi dorë Griezmann që të nënshkruante me Atletico
BKT
Sport

Shuma e majme nga e cila hoqi dorë Griezmann që të nënshkruante me Atletico

Antoine Griezmann ka hequr dorë nga 40 përqind e rrogës, në mënyrë që të ribashkohej me Atletico Madridin nga Barcelona, njofton Goal.

Theksojmë që nga kontrata pesëvjeçare me Barcën (e nënshkruar në vitin 2019), ai duhej të përfitonte një total prej 95 milionë eurosh që duke pjesëtuar në vite, i bie që paga bazë vjetore ishte 17 milionë euro, me rritje për nga një milion në vit, ku në fund të kontratës do të merrte 21 milionë euro.

Francezi u rikthye te klubi i mëparshëm në ditën e fundit të afatit kalimtar veror, ndërsa ishte në listën e futbollistëve të ekipit të parë që duhej të largoheshin nga katalunasit. Kjo për faktin se Blaugranët duhej të zvogëlonin shpenzimet e përgjithshme në paga, ashtu që bënë sakrifica të mëdha për ta çuar klubin përpara.

Kthimi në Wanda Metropolitano i kushtoi Griezmannit me pothuajse përgjysmim të përfitimeve. Viti i parë i transferimit është në formë huazimi.

Atletico nuk ka paguar shumë për huazimin, por mund t’ia zgjatin kontratën e përkohshme edhe për një sezon, nga e cila duhet të paguajnë para shtesë.

Los Rojiblancos do të paguajnë 40 milionë euro duke i përfshirë edhe shtesat për ta bërë transferimin të përhershëm në rast se Griezmann luan së gjysmën e ndeshjeve në sezonin 2022/2023.

30-vjeçari konsiderohej prej sulmuesve më të mirë në Evropë kur u transferua në Camp Nou për 120 milionë euro para dy vitesh, mirëpo nuk arriti të përshtatej te katalunasit.