Konjufca: Të arsyeshme kërkesat që fushata zgjedhore të evitohet në terren
BKT
Lajme

Konjufca: Të arsyeshme kërkesat që fushata zgjedhore të evitohet në terren

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë se s’do të duhej të lejohej mbajtja e fushatës zgjedhore para zgjedhjeve komunale të 17 tetorit.

Konjufca thotë se pajtohet me deklaratat e kruet të LDK-së, Lumir Abdixhikut dhe të PDK’së, Memli Krasniqi, për fushatën zgjedhore.

“Fushata zgjedhore jo vetëm që duhet të shkurtohet, por unë do të thoja ndoshta të hiqet krejt për shkak të pandemisë”, tha Konjufca në T7.

“Së pari mua mu dukën shumë të arsyeshme adresimet edhe të Abdixhikut edhe të Krasniqit sa i përket zgjedhjeve dhe fushatës zgjedhore. Unë pajtohem plotësisht me këtë qëndrim”, shtoi ai.

Javën që shkoi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u ka bërë ftesë publike liderëve të tri partive parlamentare nga LV, PDK dhe AAK që të kapërcehen dallimet dhe të bëjnë një pakt zgjedhor duke marrë parasysh situatën e rëndë me pandeminë.

Abdixhiku ka kërkuar nga liderët e tre partive parlamentare që të shkurtojnë fushatën zgjedhore dhe përballjen politike nga terreni ku grumbullohen mijëra njerëz të bëjnë në debate në media, përballje digjitale e sociale.

Megjithatë, LDK ka marrë përgjigje pozitive nga lideri i PDK-së, Memli Krasniqi dhe i AAK-së, Ramush Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme