23:42 / 06.09.2021
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Berisha: Do të jem në parlament
Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se do të jetë në parlament ditën e premte, me nisjen e punimeve në legjislaturën e re.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews ai theksoi se prania e tij në Kuvend do të jetë në përputhje të plotë me vullnetin e shqiptarëve.
“Unë nuk fshihem prapa mandatit. Sovraniteti i vendit është shprehur me votën e qytetarëve, ndaj në asnjë lloj rrethane ai nuk mund “ta shkelmojë sovranitetin e Shqipërisë”- u shpreh Berisha.























