Kosova e Spanja sot realizojnë stërvitjen e fundit para duelit të nesërm
BKT
Sport

Kosova e Spanja sot realizojnë stërvitjen e fundit para duelit të nesërm

Kombëtarja e Kosovës do të zbresë sot sërish në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” për stërvitjen e finale para përballjes me superfuqinë botërore të futbollit, Spanjën.

Djelmoshat dardanë do t’i marrin këshillat dhe skemat e fundit të lojës nga përzgjedhësi Challandes në fushë në orën 17:00, derisa paraprakisht në orën 16:30 trajneri zviceran dhe njëri prej futbollistëve dardanë do të dalin në konferencë për media për të folur rreth pritshmërie të tyre në duel me spanjollët. Ndërkaq, Kombëtarja spanjolle arrin në Kosovë pas orës 14:00 në aeroportin “Adem Jashari”, derisa stërvitjen e realizon në orën 19:00. E 45 minuta më herët Luis Enrique do të shfaqet para mediave.