“Cold Heart” kryeson tabelën e “The Official Big Top 40”
“Cold Heart”, bashkëpunimi i ri mes Elton John dhe Dua Lipës ka arritur të ngjitet në krye të tabelës. Ky është projekti i dytë i këngëtarit legjendë që ka zënë vendin e parë këtë vit pas “It’s a Sin” në bashkëpunim me Olly Alexander.
Pas lajmit Elton John u shpreh se në moshën në të cilën ai ndodhet, të kesh një këngë të parën në tabëlë, është një surprizë e jashtëzakonshme si arritje. Për Elton John ky projekt është një ëndërr e realizuar. Ai më pas vazhdoi me një falënderim për artisten shqiptare, të cilën e vlerëson në masë të madhe dhe ka një respekt të veçantë për të.
Sakaq hyrja më e madhe e kësaj jave ishte nga grupi ABBA me “I Still Have Faith In You”, duke kaluar direkt në vend të dytë. Little Mix janë rikthyer gjithashtu me këngë të re të quajtur “Love (Sweet Love)”, teksa arritën në vendin e dhjetë në tabelën e Mbretërisë së Bashkuar.
Projekti i Duas në bashkëpunim me Elton në YouTube ka kaluar shifrën e dhjetë milionë klikimeve.























