Trendafilova flet për ndërprerjen e konferencës së saj nga aktivistët e PSD
BKT
Lajme

Trendafilova flet për ndërprerjen e konferencës së saj nga aktivistët e PSD

Konferenca për media e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova është ndërprerë nga aktivsitë të Partisë Socialdemokrate në fillimin e saj, ndërsa vet kryetarja e Speciales tha se ndihet keq që nuk i kuptoi se çfarë thanë.

“Është shumë keq që unë nuk i pata vendosur dëgjueset, dhe unë nuk i dëgjova çfarë thane zotrinjtë e ri, isha pak e habitur që ata shkuan, unë doja t’i dëgjoja ata.”, tha ajo.

E pyetur rreth arrestimit, ajo tha se nuk mund të intervenojë në aktivitetet e policisë, por beson se ata do të lirohen.

“Nuk mund të intervenoj në aktivitetet e policisë por besoj që ata do të lirohen, lejoni të vijnë të na takojnë.”, tha a.

Ajo tha se synimi do të jetë deri në fund të ketë gjykime të drejta dhe të pavarura, pasi gazetari i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Besian Beha ia shpjegoi arsyet e protestës, pasi protestuesit e konsiderojnë këtë Gjykatë të padrejtë..


MË SHUME NGA Lajme