Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Për platformën digjitale “Cka-Bon”, do të flas, Atdhe Hetemi, njëri nga krijuesit e platformës.

Valbon Krasniqi, drejtor i SHSKUK-së, do të flas për gjendjen e të hospitalizuarve me Covid-19, për situaten me pandeminë dhe për shërbimet tjera spitalore.

Në lidhje të drejtpërdrejt, Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ së, flet për shortin për renditje të subjekteve politike, përgatitjet për zgjedhjet lokale 2021 dhe për përfundimin e afatit për ndërrim të qendrës së votimit

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.

 


MË SHUME NGA Lajme