Kajtazi: Me ligj s’guxon kërkon me shkelë në qafë, ia rrezikon jetën
Ndërhyrja e Policisë së Kosovës në aksionin e PSD-së po cilësohet si reagimi më brutal se në koëhn kur arrestohej Albin Kurti si lider i Lëvizjes Vetëvendosje.
Gazetari Vehbi Kajtazi, aksionin e PSD e quajti si aksion të qytetëruar, por se regaimi i policisë, sipas tij, ishte shumë më brutal se kur arrestohej Kurti.
Kajtazi tha se me rregulla ndërkombëtare edhe me ligjet e Kosovës nuk guxon me shkelë kërkon në qafë, “nuk guxon sepse është vdekjeprurëse”.
“Protesta e PSD ka qenë tepër e civilizume, e qytetrume, që kanë dashtë mi tregu që nuk je e mirëseardhur. Mënyra qysh është trajtu Molliqaj, ka qenë brutale. Me rregulla ndërkombëtare edhe me ligje tona nuk guxon me shkelë kërkon ne qafë, nuk guxon sepse është vdekjeprurëse”, ka thënë gazetari Kajtazi.























