Ja numrat e partive politike për zgjedhjet e 17 tetorit

Ja numrat e partive politike për zgjedhjet e 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizur sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se në mbarëvajtjen e këtij procesi zgjedhor rol të madh luajnë edhe subjektet politike.

“Zgjedhjet e lira demokratike duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet në fuqi duhet të jenë qëllimi i jonë i përbashkët. Duhet të tregojmë shembullin tonë në organizimin e lirë dhe demokratik të këtyre zgjedhjeve”, u shpreh Radoniqi.

Ja renditja sipas shortit:

AAK-121

PDK 177

VV 144

LDK 160

Nisma Socialdemokrate- 119

Aleanca Kosova e Re (AKR) 149

 

 

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërsa fushata është paraparë të nisë më 15 shtator. 

Autor: Venhar Isufi, RTK


MË SHUME NGA Aktuale