Olivia Munn dhe John Mulaney në pritje të fëmijës së tyre të parë
BKT
Magazina

Olivia Munn dhe John Mulaney në pritje të fëmijës së tyre të parë

Olivia Munn është shtatzënë.

Komediani John Mulaney ka zbuluar se ai dhe Olivia Munn, të cilët filluan të takoheshin në fillim të këtij viti, janë duke pritur një fëmijë së bashku, shkruan ET.

Mulaney foli për vitin e tij sfidues të kaluar, i cili përfshinte një rikthim të drogës, rehabilitim dhe një divorc nga ish-gruaja Anna Marie Tendler.

“Ajo më mbajti dorën nëpër atë ferr, dhe ne do të kemi një fëmijë, së bashku”, tha Mulaney për Munn me një buzëqeshje, ndërsa Meyers e uroi atë për lajmin.

“Unë do të bëhem baba!”, shtoi Mulaney. “Unë jam vërtet ne të dy jemi vërtet, vërtet të lumtur”.

Ai më vonë reflektoi se si Munn e ka ndihmuar atë të jetë i matur dhe i shëndetshëm ndërsa shërohet dhe lufton varësinë e tij, duke thënë, “Olivia dhe ky fëmijë më kanë ndihmuar të më shpëtojnë nga vetja”.


MË SHUME NGA Magazina