Dyshime për mosraportim të saktë të viktimave! Sqarohet Naser Ramadani
BKT
Lajme

Dyshime për mosraportim të saktë të viktimave! Sqarohet Naser Ramadani

Gjatë ditëve të fundit pati raportime të ndryshme për mos raportimin e numrit të të gjitha viktimave si pasojë e COVID-19 në vend.

Lidhur me këtë Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani ka deklaruar se që nga fillimi i pandemisë janë raportuar për 24 orë dhe raportimi bëhet për periudhën prej orës 00:00, deri në 11:59.

“Duhet ta dini se prej fillimit të pandemisë ne kemi raportuar komunikatën për 24 orë, 24 orëshi nënkupton prej orës 00:00 deri në orën 11:59 të ditës. Nëse një rast nuk është raportuar atë ditë, dijeni se është raportuar të nesërmen”, ka shtuar ai.

Kurse kryeministri i vendit, Albin Kurti pas vizitës në IKSHPK u bëri thirrje qytetarëve për vaksinim sa më të madh duke theksuar se vetëm vaksinimi e zvogëlon mundësinë e shpërndarjes së virusit për 20 herë.


MË SHUME NGA Lajme