Covid në Shqipëri/ 5 viktima, 1079 të infektuar në 24 orët e fundit
BKT
Shqipëri

Covid në Shqipëri/ 5 viktima, 1079 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se 5 humbje jete dhe 1079 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit në vend.

Ministria e Shëndetësisë u bën sërish apel qytetarëve që të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerë. "Vaksinohuni në qendrën më të afërt të vaksinimit, sepse vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127", apelon ministria. 

Ajo informon për situatën në 24 orët e fundit, e cila paraqitet si vijon: 

Janë kryer 6732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1079 qytetarë, në këto bashki: 
384 raste në Tiranë, 96 në Shkodër, 58 në Durrës, 51 në Vlorë, 38 në Fier, 31 në Lushnje, 29 në Sarandë, 28 në Berat, 27 në Elbasan, 24 në Kurbin, 23 në Kavajë, nga 22 raste në Vau i Dejës, Kukës, 21 në Lezhë, 18 në Kamëz, nga 16 raste në Kuçovë, Malësi e Madhe, 12 në Gjirokastër, 11 në Pogradec, 10 në Patos, nga 9 raste në Krujë, Dimal, nga 8 raste në Has, Shijak, Dibër, Gramsh,  nga 7 raste në Mallakastër, Peqin, 6 në Dropull, nga 5 raste në Librazhd, Rrogozhinë, Tropojë, nga 4 raste në Mat, Memaliaj, Devoll, Skrapar, Poliçan, Cerrik, Belsh, nga 3 raste në Tepelenë, Delvinë, Himarë, Klos, nga 2 raste në Mirditë, Përmet, Korçë, nga 1 rast në Prrenjas, Kolonjë, Maliq, Këlcyrë, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Roskovec, Vorë, Fushë Arrëz, Pukë. 

"Janë 12,399 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 5 qytetarë: dy qytetarë nga Tirana të moshave 61-68 vjeç, dy qytetarë nga Elbasani të moshave 56-76 vjeç dhe një qytetar 77 vjeç nga Shkodra. 
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 804 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 138,391 që nga fillimi i epidemisë", informon ministria. 

Statistika (08 Shtator 2021) 

Raste të reja ditore       1079  
Të shëruar në 24 orë      804
Të shtruar në spitale       152
Humbje jete në 24 orë     5
Testime ditore                 6732 

Testime totale          1,095,250
Raste pozitive             153,318
Raste të shëruara         138,391 
Raste Aktive                  12,399
Humbje jete                      2,528 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë             4758
Shkodër          1743
Durrës             1115
Fier                  957
Vlorë               892
Lezhë              775
Elbasan           639
Berat               484
Korçë               306
Gjirokastër      261
Kukës              260
Dibër                209/rtsh


MË SHUME NGA Shqipëri