21:50 / 08.09.2021
Si ndodhi vrasja në Pejë, dyshimet e para
Peja është tronditur sot nga një vrasje e dyfishtë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj kanë mbetur të vrarë në orët e pasdites.
Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike në Pejë. Burime të Indeksonline zbulojnë prapaskenat e rastit.
Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri-tjetrin. Dyshoeht se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri-tjetrit me çrast kanë mbetur të vrarë.
I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllau i Astrit Ademajt, Avni Ademaj.























